TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Korrik 2024, 14:17

Atentati me 3 viktima në Memaliaj, familja hap dyert e mortit: Duam drejtësinë që na e vranë djalin pa faj

Shkruar nga Pamfleti
Atentati me 3 viktima në Memaliaj, familja hap dyert e mortit: Duam
Nusja e xhaxhait të Gledis Mukës

Nusja e xhaxhait të Gledis Mukës ka folur për mediat rreth ngjarjes që ka tronditur familjen e tyre.Ajo tha se kërkojnë drejtësi për djalin e tyre. Ndër të tjera ajo tha se 36-vjeçari punonte prej një viti në lokalin e Shyqo Kalemit, i cili dyshohet se ishte objektivi atentatit.

“Duam drejtësinë që na e vranë djalin pa faj. Duke punuar atje, pse. Nuk bënte punë të tjera, gjithmonë ka punuar atje, i ndershëm dhe punëtorë. Kishte një vit që punonte atje. Marrëdhëniet i kishte mirë, punonte me orare të zgjatura. Djali ishte i pafajshëm mezi e kemi rritur. Duam drejtësi. Të vritet djali pa… s’ka ku të vejë më. Me atë tjetrin që u vra ishin shokë të ngushtë, kanë bërë edhe shkollën bashkë”, tha nusja e xhaxhait të viktimës për Top Channel.

36-vjeçari Gledio Muka dhe 47-vjeçari Marsel Çela u ndodhën në vendin dhe orët e gabuar, pasi nuk kishin asnjë lidhje me atentatin që shënjestër kishte biznesmenin Shqyo Kalemi.

Gledio punonte kamarier në barin ku ndodhi ngjarje dhe ndonëse ora kishte kaluar 23:00, ai vazhdonte t’u shërbente klientëve që vazhdonin të konsumonin pije. Një prej tyre ishte dhe Marsel Çela.

Të dy mbetën viktimë e atentatit, që dyshohet se është pjesë e sagës së egër të hakmarrjeve që kanë nisur që prej viti 2022.

Dyshohet që vrasja të ketë qenë një hakmarrje ndaj Andrea Kalemit, djalit të viktimës Shyqo Kalemi i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në dhjetor të 2022 që më parë gjatë 2022 dyshohet se kishte eliminuar me eksploziv Aleksandër Sadikaj kushëri i vëllezërve Kalemi, gjithashtu biznesmen në Memaliaj.

atentati me 3 viktima në memaliaj

Lini një Përgjigje