TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Korrik 2024, 11:43

I veshur me të zeza dhe i pa maskuar, kamerat e sigurisë zbulojnë njërin prej autorëve të atentatit me tre viktima në Memaliaj

Shkruar nga Pamfleti

I veshur me të zeza dhe i pa maskuar, kamerat e sigurisë zbulojnë

Kamerat e sigurisë kanë zbuluar profilin e autorit të masakrës me 3 të vrarë në Memaliaj, i cili ekzekutoi me breshëri plumbash babanë e Andrea Kalemit, Shyqyr Kalemin, kamarierin e lokalit, Gledio Muka dhe një klient Marsel Çela, natën e 20 korrikut. Ndërsa i plagosur mbeti vëllai i Shyqyri Kalemit, Artur Kalemi.

Autori që ka qëlluar ishte i gjatë 1.80 centimetra, rreth 40 vjeç dhe i pa maskuar. Autori ka qenë i veshur me pantallona të zeza dhe bluzë të zezë, pa mëngë.

Në momentin kur ka qëlluar ndaj viktimave, autori është ndalur për pak sekonda dhe dyshohet se u ka thënë diçka para se t’i ekzekutonte.

Personi i dytë në timon nuk është identifikuar dot.

Lini një Përgjigje