TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Korrik 2024, 10:14

E rëndë në Greqi! Shoferi i fuoristradës humb kontrollin dhe tërheq zvarrë 62-vjeçarin shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Greqi! Shoferi i fuoristradës humb kontrollin dhe

Një 62-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti të ndodhur në zonën e Lentarianëve, Chania, në Kretë.

Drejtuesi i një fuoristrade, teksa po lëvizte me shpejtësi, humbi kontrollin e mjetit, u ngjit në trotuar dhe tërhoqi zvarrë 62-vjeçarin.

Siç raportojnë autoritetet policore, drejtuesi i mjetit ka vazhduar pa ndalur duke lënë të plagosurin të shtrirë.

62-vjeçari u transportua në Spitalin e Përgjithshëm të Chanias.

Mësohet se shqiptari po shkonte të merrte biçikletën e parkuar pranë trotuarit, kur u godit nga fuoristrada.

Njësia e Qarkullimit në Chania po heton aksidentin ndërsa është shpallur në kërkim drejtuesi i mjetit.

kretë plagoset shqiptari

Lini një Përgjigje