TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Korrik 2024, 21:21

Bie pista e atentatit me tritol në Gramsh, dy vëllezërit kishin në makinë dinamit për të gjuajtur peshk

Shkruar nga Pamfleti

Bie pista e atentatit me tritol në Gramsh, dy vëllezërit kishin

Detaje të reja bëhen me dije lidhur me ngjarjen në Gramsh ku pas një shpëthimi në makinë mbetën të lënduar dy vëllezër.

Mësohet se lënda që ka shpërthyer në makinë nuk ka qenë një tritol, pra nuk kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale.

Por ka qenë një lëndë që ka qenë brenda në makinë, të cilët vëllezërit e kanë pasur në kroskot, dyshohet për të gjuajtur peshk.

Ekspertët e konfirmojnë shpërthimin por ajo ka ndodhur nga brenda jashtë dhe jo nga jashtë brenda, siç janë ngjarjet kriminale.

Lënda është lëndë dinamit me fuqi të ulët. Vetëm njëri prej vëllezërve, pasagjer, ka probleme me gjymtyrët por të dy janë jashtë rrezikut për jetën.

 

atentat tritol gramsh vellezer peshk dinamit

Lini një Përgjigje