
Detaje të reja kanë dalë lidhur me atentatin e ndodhur pak orë më parë në Gramsh, ku mbetën të plagosur dy vëllezërit, Algert dhe Erald Mine.
Fillimisht policia ka menduar se kemi të bëjmë me aksident, por pas hetimeve është arritur në përfundimin se mjeti ka dalë nga rruga për shkak të shpërthimit.
Ndërkohë që policia shprehet se vëllezërit Mine nuk kanë precedentë penalë për të lidhur atentatin me ndonjë pistë të mundshëm.
Megjithatë, efektivët po hetojnë veprimtarinë dhe bizneset e vëllezërve dhe gjithashtu edhe faktin nëse ata merreshin me veprimtarinë e lojërave të fatit.
Mësohet se prej dy vitesh jetojnë në Gramsh, pasi më parë kanë qenë emigrant. Po hetohet veprimtaria e dhe bizneset që kanë dy vëllezërit. Pika e parë që po hetohet është aktiviteti i dy vëllezërve, teksa janë marrë në pyetje edhe të afërm të vëllezërve Mine. Policia po heton nëse dy vëllezërit merren me aktivitete të paligjshme, siç janë lojërat e fatit.
Lini një Përgjigje