TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Korrik 2024, 09:10

Tritoli në Pogradec, 'shënjestra' person me rekorde të theksuara kriminale; pjesë e grupit që sulmoi me armë Hotel Volorekën

Shkruar nga Pamfleti
Tritoli në Pogradec, 'shënjestra' person me rekorde të
Merad Berberi

Qyteti i Pogradecit është tronditur nga një shpërthim tritoli në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne.

Shënjestra e sulmit ishte Meardi Berberi, një person me precedent të theksuar kriminal, i dënuar 5 herë që nga vitit 2011. 38-vjeçari rezulton pjesë e grupit që sulmoi me armë Hotel Volorekën në 2020 në Pogradec dhe doli nga qelia pasi përfitoi prej amnistisë. 

Merad Berberi bashkë me Ilir Berberin, konsideroheshin si organizator të sulmit në hotel ‘Voloreka’ në Pogradec, më gusht të 2020, ndërsa në rolin e atentatorit ishte Anterio Kaloshi.

Lënda plasëse është hedhur në orën 02:30 në sheshpushimin mes katit të parë dhe katit të dytë të një pallati dhe sipas dëshmitarëve në zonë shpërthimi ishte shumë i fuqishëm.

‘Shpërthim i fuqishëm shumë ne thamë se ra pallati. Kur dola pashë tym të zi. Pastrueset i hëngrën copat e tullave.’- u shpreh një dëshmitar.

Meard Berberi, rezulton i dënuar 5 herë për vepra të ndryshme penale, duke nisur që nga plagosja e rëndë me dashje, prodhim dhe armëmbajtje pa leje e kundërshtim të forcave të policisë.

08.08. 2020 - Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake".
10.02.2019 - Kundërshtim i punonjësit të policisë", "Prishje e rendit dhe qetësisë publike"
20.06.2008 - Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim" dhe "Armbajtje pa leje".
24.02.2018 - Kanosje, Prishje e qetësisë publike.
24.04.2011 - Plagosje e rëndë me dashje
'Rreth orës 02:30, në sheshpushimin e një pallati midis katit të parë dhe katiti të dytë,  në afërsi të banesës së shtetasit M. B, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.'- njofton policia.

Për sulmin kanë folur edhe banorët e pallatit,teksa shprehen se janë tmerruar, ndërsa theksojnë se nuk kanë dyshime pse mund të ketë ndodhur kjo ngjarje, e cila fatmirësisht nuk pati të lënduar.

“Dëgjova një zhurmë që ia bëri bam, ishte shumë e fortë e llahtarisur. U trembën, doli një tym i madh. Këtu s’ka kështu problemesh, s’e kemi dëgjuar ndonjëherë, por nuk e dimë se çfarë ndodhi”, u shpreh një prej banorëve të pallatit.

“Kërciti, tym dynjaja. Fëmijët u llahtarisën e nuk dinim ku të shkonim. Çmenduri. Jemi bërë... çfarë të them”, thotë një tjetër banore e pallatit.

merad berberi tritoli në pogradec

Lini një Përgjigje