TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Korrik 2024, 20:04

E rendë në Lezhë/ Dy 19-vjeçarë rrëmbejnë të riun dhe e ngacmojnë seksualisht, aktet i publikojnë Live në “Tik-Tok”

Shkruar nga Pamfleti

E rendë në Lezhë/ Dy 19-vjeçarë rrëmbejnë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Lezhës, pasi një i mitur është rrëmbyer me forcë dhe është dhunuar e ngacmuar seksualisht. Sipas policisë janë ndaluar dy 19 vjeçarë, të dy banues në Malsi, Njësia Administrative Kolsh, Lezhë.

Arrestimi i tyre u bë pasi një 17-vjeçar bëri kallëzim në Komisariatin e Policisë Lezhë, duke treguar se më datë 21.07.2022, rreth orës 22:30, është marrë në automjet pa dëshirën e tij nga këta dy shtetas dhe është çuar në drejtim të fshatit Kolsh-Malsi, Njësia Administrative Kolsh, Bashkia Lezhë.

Pasi kanë ndaluar automjetin, këta dy shtetas e kanë shantazhuar 17-vjeçarin me video duke e nxjerrë “Live” në rrjetin social “TikTok” dhe duke e detyruar të përdorë fjalë fyese në video, veprime këto të cilat janë shoqëruar me dhunë fizike ndaj 17-vjeçarit, si dhe e kanë ngacmuar seksualisht”, njoftoi policia.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të arrestuar do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme për veprat penale, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Kanosja” dhe “Ngacmimi seksual”.

Lini një Përgjigje