TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Korrik 2024, 09:41

Aksident i rëndë në Durrës, humb jetën në spital 32-vjeçari; zbardhet emri

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Durrës, humb jetën në spital

Një 32-vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës pasi mbrëmjen e së hënës ishte pasagjer në një automjet që u aksidentua në fshatin Bilalas të Durrësit.

Policia bën me dije se shoferi 46-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe është aksidentuar, ndërsa 32-vjeçari, Gjovalin Gjergji, që ishte pasagjer, është transportuar drejt Traumës pas plagëve të marra, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Ndërkohë, blutë kanë vënë në pranga shoferin 46-vjeçar, banues në fshatin Rubjekë.

“Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. L., 46 vjeç, banues në fshatin Rubjekë, pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Bilalas, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka humbur jetën në Spitalin e Traumës, pasagjeri në këtë automjet, shtetasi Gj. Gj., 32 vjeç, banues në Shijak”, njofton policia.

aksident durres 32 vjecari

Lini një Përgjigje