TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Gusht 2024, 18:03

I vuri flakën gruas, 31-vjeçarja dërgohet me urgjencë te Trauma; Bledar dhe Melisa Trëndafili ishin në proces divorci

Shkruar nga Pamfleti

I vuri flakën gruas, 31-vjeçarja dërgohet me urgjencë te

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës pak pas mesditës ku, Bledar Trëndafili 45-vjeç ka djegur me benzinë gruan e tij Melisa Trëndafili, me të cilën ishin të proces divorci.

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Korçë ku 45-vjeçari Bledar Trëndafili dogji me benzinë gruan e tij, Melisa Trëndafili.

45-vjeçari ka shkuar në banesën ku jeton bashkëshortja e tij dhe ka kryer aktin e rëndë duke spërkatur me benzinë 31-vjeçaren dhe më pas i ka vënë flakën.

31-vjeçarja ka pësuar djegie të shumta në trup dhe është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore e më pas është dërguar për të marrë mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës.

Pasi ka kryer aktin e rëndë autori është larguar me shpejtësi, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.

Sipas informacioneve të para, ata ishin në proces divorci, dhe e reja jetonte në një shtëpi me qira, ndërsa së bashku kanë dy fëmijë të mitur.

"Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 2, Korçë, në rrugë,  shtetasi B. T., 45 vjeç, ka tentuar të djegë me lëndë djegëse  benzinë bashkëshorten,( në proces divorci dhe aktualisht jetojnë të ndarë),  shtetasen M. T., 31 vjeçe.

Shtetasi B.T, pasi i ka hedhur lëndën djegëse në trup shtetases M.T dhe e ka ndezur është larguar me shpejtësi. Si pasojë shtetasja M. T., ka pësuar djegie në trup dhe është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të 45 vjeçarit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit", njofton policia.

 

trauma bledar melisa trendafili

Lini një Përgjigje