TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Gusht 2024, 17:32

E rëndë në Korçë, burri lyen me benzinë ish-gruan dhe i vë flakën!

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Korçë, burri lyen me benzinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e stome në qytetin e Korçës. Një grua është paraqitur në spitalin e Korçës me djegie të shumta në trup dhe dyshohet se bashkëshorti i saj e ka lyer me lëndë djegëse dhe me pas i ka vënë flakën.

Bledar Trëndafili (bashkëshorti) ka shkuar pranë banesës me qira që jetonte ish gruaja e tij Melisa Trëndafili dhe ka kryer aktin e rëndë.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se çifti ishte në proces divorci, ndërkohë që policia e Korçës është vënë në kërkim të autorit të dyshuar, pasi pas ngjarjes ai është larguar nga banesa.

Gjendja e gruas është e rëndë dhe pritet të niset drejt kryeqytetit për mjekim më të specializuar.

Njoftimi i policisë: 

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 2, Korçë, në rrugë, shtetasi B. T., 45 vjeç, ka tentuar të djegë me lëndë djegëse benzinë bashkëshorten,( në proces divorci dhe aktualisht jetojnë të ndarë), shtetasen M. T., 31 vjeçe.

Shtetasi B.T, pasi i ka hedhur lëndën djegëse në trup shtetases M.T dhe e ka ndezur është larguar me shpejtësi.

Si pasojë shtetasja M. T., ka pësuar djegie në trup dhe është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të 45 vjeçarit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.

Lini një Përgjigje