TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Prill 2025, 11:08

I shpallur në kërkim për kanosje dhe kundërshtim të punonjësve të policisë, arrestohet laçjani me dy identitete

Shkruar nga Pamfleti

I shpallur në kërkim për kanosje dhe kundërshtim të

Një 35-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Kurbinit.

Sipas policisë, i riu i identifikuar si Alkes Dalipi alias Fation Lika ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se kanosi dhe kundërshtoi punonjës të policisë së rendit publik.

"Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin kanë lokalizuar, kapur dhe dhe ndaluar shtetasin: 

A.D. alias F. L., 35 vjeç, banues në Malbardhë, Kurbin.

Ky shtetas ishte shpallur pasi dyshohet se më datë 04.04.2025, në qytetin e Laçit, ka kanosur disa shtetas, për motive të dobëta. Gjatë veprimeve procedurale të punonjësve të Policisë, 35-vjeçari i ka kundërshtuar ata me forcë dhe është larguar. 

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, ku do të vijojnë hetimet për veprat penale “Kanosja” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”", njofton policia.

Lini një Përgjigje