TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Prill 2025, 11:10

Atentati me 4 të plagosur në Tiranë, gazetari jep detajet: Policia ka fotot, është afër të identifikimit të autorëve

Shkruar nga Pamfleti
Atentati me 4 të plagosur në Tiranë, gazetari jep detajet:
Arenc Sefa

Gazetari Sokol Bregu ka deklaruar se policia ka arritur të sigurojë disa foto të autorëve që kanë qëlluar mbi makinën ku po lëviznin katër persona në zonën e Lundrës.

Sipas Sokolit, kanë qenë më shumë se tre autorë dhe se ata kanë qëlluar kanë qenë qitës profesionistë.

'Po i afrohet identifikimit të autorëve. Policia për ngjarjen e Lundrës ka dalë në një përfundim, ka disa foto të personave në fjalë dhe mendoj se është ogur i mirë për të dalë në përfundim të identifikimit të autorëve. Është e vetmja provë që kanë siguruar. Po përpiqen të gjejnë një identifikim.

Sa i përket motoçikletës së djegur, kur e gjeti policia ishte e shkrumbuar dhe nuk ka arritur të përftojë asnjë provë shkencorë. Duke parë vendin ku kanë qëndruar autorët e krimit, bëhet fjalë për një mënyrë më ndryshe të ekzekutimit. Personat që kanë qëlluar nuk kanë qenë në lëvizje, por të stacionuar dhe e kanë pritur në një formë pusie. Është atentat ndryshe nga të tjerët. Kanë gjetur mënyrë tjetër se po të ishin paralel nuk do mundin ta kapnin për shkak të mjetit luksoz arrinte.

Nuk di ta them nëse janë ngatërruar. Di që atentati, pavarësisht se duket si gabim në shënjestër, është atentat i menduar mirë dhe me qitës profesionistë. Për mua kanë qenë shumë persona dhe jo vetëm 3.

Skema e krimit nga policia është zbardhur. Automjetin ku udhëtonin fëmijët e ndiqte një automjet tjetër që i identifikonte. Ai ka qenë para makinës. Ka dhënë shenjë, që automjetit i cili ishte shënjestër po vinte. Dy personat që kanë qenë të stacionuar te ajo pika ku është qëlluar, se siç thamë nuk kanë qenë në lëvizje. Kanë qenë në një nga pikat e tregut ushqimor në Tiranë,. Afër vendit ku jemi aktualisht. Kemi një mjet i cili e ndjek shënjestrën dhe jep sinjalin vrasësve. Bën rrotullimin për t’i marrë dhe djegur motoçikletën që ata ishin.', tha ai në në studion e MCN Live.

Një atentat ka tronditur Tiranën më 17 Prill ku katër persona u qëlluan me armë zjarri, mes tyre edhe dy të mitur- aktualisht në gjendje të rëndë në spital. Të plagosur kanë mbetur, Arenc Sefa 34 vjeç, Klan Mullahi 19 vjeç, dhe dy të miturit B.D., 11 vjeç dhe M.D., 17 vjeç. Përkatësisht, dy djemtë e pronarit të kompanisë “Pelikani Security”, ndërsa 34-vjeçari është pjesë e stafit të kësaj kompanie dhe ka qenë shoqëruesi i fëmijëve në momentin kur është organizuar atentati.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50 të 17 prillit pranë Tregut Agro Ushqimor në Tiranë. Të katërt kanë qenë duke udhëtuar me një mjet luksoz tip “G Class” kur autorët i kanë qëlluar me armë zjarri.

atentati me 4 të plagosur në tiranë

Lini një Përgjigje