
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Volos, ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një 42-vjeçar shqiptar.
Raportohet se aksidenti ka ndodhur dhjetë minuta para mesnate, në rrugën “Larissis”, në kryqëzimin e saj me rrugën “Ypsilantou”, kur një motor i drejtuar nga një 42-vjeçar shqiptar është përplasur me një makinë të drejtuar nga një 26-vjeçar, banor i Volosit.
42-vjeçari u transportua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por nuk mundi dot t’u mbijetonte plagëve të marra, duke ndërruar jetë vetëm 2 orë më vonë.
Lini një Përgjigje