TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Shkurt 2024, 10:10

I shpëtoi atentatit në Shkodër, flet Selami Brahimi: Pumbi më kapi fytyrën sapo lashë mbesën afër picerisë

Shkruar nga Pamfleti
I shpëtoi atentatit në Shkodër, flet Selami Brahimi: Pumbi
Selami Brahimi

Selami Brahimi është personi që mbeti i plagosur mbrëmjen e së enjtes në lagjen “Xhabiej” në Shkodër.

Gjatë të shtënave me kallashnikov ai ndodhej brenda në automjet.

Autori është arratisur, ndërsa ende nuk dihet nëse është atentat apo konflikt i çastit.

Ndërkohë Selami Brahimi ka deklaruar në pas plagosjes se nuk ka pasur asnjë kërcënim më parë.

“Unë sapo lashë mbesën time tek një punonjës që është afër picerisë. Sapo jam ulur poshtë më kanë qëlluar. Kam shpëtuar për mrekulli sepse në atë moment jam kthyer dhe plumbi më kapi fytyrën sepse ndryshe mund të më kishin qëlluar në kokë. Nuk kam arritur që të shoh asgjë. Nuk kam asnjë problem me askënd dhe nuk e di kush mund të jenë autorët. Po ashtu nuk kam arritur që të shoh asnjë makinë apo mjet tjetër të autorëve. Nuk kam pasur asnjë kërcënim apo problem ndaj nuk e kam idenë se kush më ka qëlluar dhe për çfarë arsye”, mësohet të ketë thënë i plagosuri.

 

selami brahimi atentat shkodër

Lini një Përgjigje