TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Maj 2025, 11:57

Atentati ndaj Arbër Gorejas në Durrës, publikohet fotoja e autorit, Erkid Kazazi

Shkruar nga Pamfleti

Atentati ndaj Arbër Gorejas në Durrës, publikohet fotoja e

Personi në foto është Erkid Kazazi, 30 vjeç, i dyshuar si autor i plagosjes me armë zjarri të 36-vjeçarit Arbër Gorejas në zonën e Fllakës në Durrës.

Kid Kazazi rezulton të ketë qenë kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike në qytetin e Kavajës.

Mësohet se atentati është bërë pasi i plagosuri ka bërë sherr me babanë e autorit të dyshuar nga Kavaja.

I plagosuri mësohet se ka qëlluar me grusht për motive të dobëta Eqerem Kazazin në Kavajë për motive të dobëta.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se çelësi i zbardhjes së ngjarjes ka qenë vetë babai i autorit të dyshuar, Eqerem Kazazi, i cili në biseda informale mes miqsh dhe të njohurish, ndër ta edhe bashkëpunëtor policie, ka përmendur se plagosja është kryer nga djali i tij, Kid Kazazi. Ai është shoqëruar më pas në Komisariatin e Kavajës, ku ka deklaruar se disa ditë më parë është dhunuar fizikisht nga Arbër Goreja, i cili e ka goditur me grusht në fytyrë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Kid Kazazi nuk është emër i panjohur për autoritetet. Në vitin 2016, ai u plagos pas një konflikti për parkim përpara lokalit të familjes së tij në Kavajë. Përplasja ndodhi me ish-drejtorin e Zyrës së Punës, Sajmir Kurti, i cili qëlloi me armë zjarri pas një debati që kishte nisur për shkak të bashkëshortes së tij që parkonte vazhdimisht automjetin përpara lokalit të familjes Kazazi.

Sipas asaj ngjarjeje, Kazazi dhe i ati ishin përfshirë në një përleshje fizike me Kurtin, të cilit më pas ia morën armën, por ky i fundit arriti ta rimarrë dhe të qëllojë, duke plagosur Kazazin, babanë e tij dhe një kalimtar të rastësishëm.

Vijon puna hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Materialet i kaluan Prokurorisë  Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

"Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 36-vjeçar.  Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes. Si rezultat, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit K. K., 30 vjeç, banues në Kavajë dhe vijon puna për kapjen e tij.

Nga hetimet paraprake rezulton se rreth orës 19:30, të datës 30.05.2025, në vendin e quajtur “Fllakë e Egër”, shtetasi K. K., duke lëvizur me automjetin tip “Ford Focus”, ka qëlluar me armë zjarri të dyshuar pistoletë, gjatë një parakalimi, drejt automjetit tip “Lancia”, në të cilin ndodhej shtetasi A. G., 36 vjeç, banues në Durrës. Si pasojë, shtetasi A. G. mbeti i plagosur, ndërsa dy të miturit 14 e 15-vjeç që udhëtonin me të nuk  kanë pësuar lëndime.

Nga hetimet ka rezultuar se disa ditë më parë, shtetasi A. G., ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të shtetasit K. K., i cili ka pësuar dëmtime fizike jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Materialet i kaluan Prokurorisë  Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale", njofton policia.

 

Lini një Përgjigje