TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Maj 2025, 10:00

Mbanin armë dhe municion në banesë, arrestohet 30-vjeçari; policia shpall në kërkim edhe babain e tij

Shkruar nga Pamfleti

Mbanin armë dhe municion në banesë, arrestohet 30-vjeçari;

Një 30-vjeçar u arrestua nga policia, ndërsa babai i tij u shpall në kërkim, për armëmbajtje pa leje. I arrestuari është Saimir Sefaj, ndërsa i shpalluri në kërkim Shefqet Sefaj.

 Në banesën e tyre policia gjeti dhe sekuestroi 1 kallashnikov dhe 1 pistoletë, si dhe 4 karikatorë dhe 157 fishekë luftarak.

“Si rezultat i kontrolleve të kryera me mbështetjen e inteligjencës policore, me objektiv ndalimin e shtetasve që posedojnë armë zjarri pa leje dhe janë rrezik potencial për sigurinë publike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak finalizuan operacionin “Double”.

Mbanin armë dhe municion në banesë, arrestohet 30-vjeçari;

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi S. S., 30 vjeç dhe u shpall në kërkim babai i tij, shtetasi Sh. S., 54 vjeç.

Nga kontrollet në banesën e tyre në Maminas, u gjetën 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pistoletë), 4 karikatorë dhe 157 fishekë luftarak.

Punohet për kapjen e 54-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje