TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Maj 2025, 22:12

“Ka bombë në parkingun e hotelit...”, rezulton fals alarmi që ngriti në këmbë policinë

Shkruar nga Pamfleti

“Ka bombë në parkingun e hotelit...”, rezulton fals alarmi

Policia e Tiranës dhe forcat xheniere për më shumë se dy orë kontrolluan parkingun e një hoteli luksoz në qendër të kryeqytetit pasi një telefonatë kishte njoftuar për vendosjen e eksplozivit.

Telefonata anonime ka mbërritur te një punonjëse e hotelit ku është njoftuar për një bombë në parkingun e ndërtesës.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe evakuoi qytetarët që ishin brenda.

Nga kontrolli i ndërtesës nuk është gjetur asgjë e dyshimte dhe policia arriti në përfundimin se kishte të bënte me një alarm fals.

“Rreth orës 19:35, në Sallën Operative të DVP Tiranë ka telefonuar një punonjëse e stafit të një hoteli në rrugën “Abdi Toptani”, me pretendimin se dikush i panjohur e ka njoftuar për vendosjen e një sasie eksplozivi në parkimin e këtij hoteli. Menjeherë në vendngjarje ka shkuar forca të shumta policie të cilët kanë bërë rrethimin e zonës dhe evakuimin e personave të hotelit. Gjithashtu janë njoftuar forca xheniere për kontrollin dhe verifikimin e informacionit”-njofton policia.

Pas verifikimit, rezultoi se alarmi ishte fals.

“Në vijim të paraprakes së dhënë pak më parë e cila bënte fjalë për një telefonatë se ishte vendosur një sasi eksplovizi në parkimin e një hoteli në rrugën “Abdi Toptani” ju informojnë se gjatë kontrollit nga sherbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat xheniere nuk kanë konstastuar asgjë të jashtëligjshme”.

Lini një Përgjigje