
Një 23-vjeçar shqiptar u arrestua në kufirin italo-zviceran, teksa po trafikonte 9 kg kokainë, të fshehura në automjetin me të cilin po udhëtonte.
Shqiptari u kap nga dogana e Zvicrës në pikën kufitare San Pietro di Stabio.
Arrestimi u njoftua nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, policia kantonale dhe Zyra Federale për Doganat dhe Sigurinë Kufitare të Zvicrës (UDSC).
I riu i arrestuar, shtetas shqiptar me banim në Gjermani, po drejtonte një makinë duke u larguar nga Zvicra.
Kontrolli i automjetit nga bashkëpunëtorët e UDSC-së çoi në zbulimin e afërsisht 9 kg bruto kokainë. 23-vjeçari u mor në pyetje dhe u arrestua më pas nga oficerët e policisë kantonale.
Akuza penale kundër tij është shkelje e rëndë e Ligjit Federal për Narkotikët. Hetimi është koordinuar nga Prokurorja Publike Petra Canonica Alexakis.
Lini një Përgjigje