
Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Tiranë, ku një 28-vjeçar pasi përndoqi deri në banesë një vajzë 24-vjeçare, i vuri flakën kabinës elektrike, duke lënë pa energji të gjithë zonën.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kombinatit, ndërsa Policia e Tiranës njoftoi sot (30 maj) se ka arrestuar 28-vjeçarin e dyshuar për aktin kriminal.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. B., 28 vjeç, pasi ka përndjekur deri në pallatin e saj një 24-vjeçare. Gjatë largimit nga pallati ka djegur një kabinë elektrike, duke shkaktuar humbje të energjisë elektrike në të gjithë pallatin”, bëri me dije policia.
Lini një Përgjigje