Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri në Fllakë të Durrësit, ndërsa mbeti i lënduar 36-vjeçari Arbër Goreja teksa lëvizte me makinë.
Mësohet se atentati është bërë pasi i plagosuri ka bërë sherr me babanë e autorit të dyshuar nga Kavaja.
I plagosuri mësohet se ka qëlluar me grusht për motive të dobëta Eqerem Kazazin në Kavajë për motive të dobëta.
Autori i dyshuar është identifikuar si Erkid Kazazi, emër i njohur për policinë ndërsa po punohet për kapjen e tij.
"Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 36-vjeçar. Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes. Si rezultat, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit K. K., 30 vjeç, banues në Kavajë dhe vijon puna për kapjen e tij.
Nga hetimet paraprake rezulton se rreth orës 19:30, të datës 30.05.2025, në vendin e quajtur “Fllakë e Egër”, shtetasi K. K., duke lëvizur me automjetin tip “Ford Focus”, ka qëlluar me armë zjarri të dyshuar pistoletë, gjatë një parakalimi, drejt automjetit tip “Lancia”, në të cilin ndodhej shtetasi A. G., 36 vjeç, banues në Durrës. Si pasojë, shtetasi A. G. mbeti i plagosur, ndërsa dy të miturit 14 e 15-vjeç që udhëtonin me të nuk kanë pësuar lëndime.
Nga hetimet ka rezultuar se disa ditë më parë, shtetasi A. G., ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të shtetasit K. K., i cili ka pësuar dëmtime fizike jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale", njofton policia.
Lini një Përgjigje