TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Maj 2025, 11:02

Po kalonte trafikndarësen, automjeti përplas 63-vjeçarin; transportohet te Trauma me urgjencë

Shkruar nga Pamfleti

Po kalonte trafikndarësen, automjeti përplas 63-vjeçarin;

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në vendin e quajtur ura e “Drinit të Zi”, në autostradën Kukës -Milot.

Automjeti me drejtues shtetasin B. K., 54 vjeç, banues në Kosovë, ka përplasur këmbësorin, shtetasin M. Zh., rreth 63 vjeç, banues në Kukës, i cili ka qenë duke kaluar trafikndarësen.

I dëmtuari është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia është se është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit me të cilin po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

 

 

Lini një Përgjigje