TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Qershor 2024, 12:17

Krimi makabër në Dhërmi, dy bashkëpunëtorët e Gerald Shehut dalin sot para gjykatës

Shkruar nga Pamfleti

Krimi makabër në Dhërmi, dy bashkëpunëtorët e

Daniel Qose dhe David Larti priten të dalin sot para gjykatës së Vlorës për tu njohur me masën e sigurisë.

Dy të rinjtë akuzohen se kanë bashkëpunuar me 43-vjeçarin Gerald Shehu për fshehjen e trupit të recepsionistit 31-vjeçarit Erald Nevruzi, i cili u vra me armë zjarri pak ditë më parë në një hotel në Dhërmi.

31-vjeçari Nevruzi u ekzekutua me armë zjarri nga Gerald Shehu, bashkëpronari i hotelit ku ai punonte si recepsionist.

Gerald Shehu e ka qëlluar Nevruzin me dy plumba në kokë, ndërsa më pas i ka kërkuar dy punonjësve të tij, Daniel Qose dhe David Larti një qese për të vendosur trupin e pajetë në bagazhin e makinës.

Dyshohet se autori dhe viktima janë konfliktuar me njëri-tjetrin ndërsa Gerald Shehu e ka qëlluar me armë. Të tre e kanë zhveshur, i kanë marrë sendet personale, rrobat, ndërsa dokumentet e identifikimit ia kanë djegur tek furra e picerisë. Më pas i ndihmuar nga personat në fjalë e kanë mbështjellë me plastmas e kanë futur në mjetin tip ‘Audi a8’ dhe autori është larguar nga hoteli.

Në dëshminë e tyre më herët, 33-vjeçari Daniel Qose dhe 30-vjeçari David Larti kanë deklaruar se kanë qenë të detyruar të ndihmonin bashkëpronarin e hotelit për të zhvendosur trupin nga dhoma tek bagazhi i mjetit të Gerald Shehut.

Sipas dy punonjësve, ky i fundit i ka kërcënuar se do t’i vriste nëse do të tregonin. Dyshohet se persona të tjerë mund të jenë përfshirë duke ndihmuar 43-vjeçarin në fshehjen e krimit.

Lini një Përgjigje