TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Qershor 2024, 08:58

Humbi kontrollin e motorit dhe doli nga rruga, ndërron jetë 35-vjeçari në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti
Humbi kontrollin e motorit dhe doli nga rruga, ndërron jetë
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë. Mësohet se një 35-vjeçar ka humbur kontrollin e motorit në fshatin Babicë e Madhe dhe si pasojë ka dalë nga rruga.

I riu ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

“Rreth orës 03:15, në fshatin Babicë e Madhe, shtetasi F. R., 35 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, ku si pasojë është rrëzuar dhe ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje