
Ndërron jetë në spital i moshuari Koço Zhidro. Dy ditë më parë, banesa e tij në Korçë u përfshi nga flakët, ndërsa 89-vjeçari pësoi djegie.
Fatkeqësisht nuk ka mundur dot t’u mbijetojë plagëve të marra nga djegia. Mësohet se në banesë ishte edhe një 47-vjeçare e cila kujdesej për të moshuarin. 47-vjeçarja kishte vetëm probleme me frymëmarrjen.
“Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 4, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit K. Zh., rreth 89 vjeç, i cili për pasojë ka marrë djegie trupore dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, së bashku me shtetasen B. B., rreth 47 vjeçe, që kujdesej për pronarin e banesës, e cila kishte probleme me frymëmarrjen.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, i cili paraprakisht dyshohet të ketë rënë për shkaqe aksidentale”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje