
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një pikë karburanti në aksin rrugor Korçë-Bilisht. Babë e bir kanë pësuar djegie të rënda pas një incidenti.
Sipas policisë, drejtuesi i mjetit së bashku me të birin kanë hyrë në pikën e karburantit për të furnizuar mjetin e tyre me gaz por në këtë moment, shoferi ka ndezur një cigare.
Si pasojë, mjeti është përfshirë nga flakët. Kanë qenë persona të tjerë dhe punojës të karburantit që e kanë shtyrë mjetin në anën tjetër të rrugës duke e hedhur në kanal për të shmangur tragjedinë.
Babë e bir kanë pësuar djegie nga flakët dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës. Burime pranë spitalit bëjnë me dije se gjendja është e rëndë për shkak të djegieve të shumta.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin.
Lini një Përgjigje