TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Qershor 2024, 13:06

Aksident i rëndë në Elbasan, mjeti del nga rruga dhe bie në humnerë; ndërron jetë shoferi

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Elbasan, mjeti del nga rruga dhe bie në
Pamje nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fushë Buall-Shushicë ku një mjet ka humbur kontrollin dhe ka rënë në greminë.

Sipas informacioneve paraprake, raportohet se shoferi Nazmi Boja ka ndërruar jetë.

Pas disa orësh kërkime, Ekipet e zjarrfikëses së Elbasanit, Emergjecat Civile dhe ekipet e Alpinizmit të Kërkim Shpëtimit Malor kanë gjetur automjetit dhe shoferit në vendin ku kishin rënë.

Disa dhjetëra punonjes u angazhuan për të shpëtuar personin e aksidentuar, por terreni i malor vështirësoi punën e ekipeve të shpëtimit.

Është dashur ndërhyrja e helikopterit të emergjencave civile për të lokalizuar vendin e aksidentit. Më pas është bërë i mundur nxjerrja e trupit të pajetë.

Lini një Përgjigje