
Dy ditë pas ngjarjes tronditëse në Dhërmi, ku recepsionisti Erald Nevruzi u vra nga Gerald Shehu në hotelin ku punonte, policia nuk ka mundur ende të gjejë armën me të 43-vjeçari ekzekutoi 31-vjeçarin.
Edhe pse pak orë pas vrasjes së recepsionistit u gjet gëzhoja, arma nga ka dalë plumbi ende nuk është gjetur. Ndërkohë makina me targa angleze e autorit të dyshuar 43-vjeccar, u gjet në Sarandë dhe arma e krimit nuk rezultoi të ishte brenda mjetit.
Ndërkohë që mësohet se dy punonjësit e Hotel Greccia, Daniel Qose dhe David Larti, të cilët në kushtet e kërcënimit kishin bashkëpunuar me autorin, do të dalin nesër për masë sigurie në Gjykatën e Vlorës.
Gjithashtu burime nga policia thanë se është dërguar dokumentacion dhe pritet ekstradimi në Shqipëri i autorit, Gerald Shehut.
Kujtojmë se pak pas mesnatës Gerald Shehu e qëlloi me dy plumba pistolete recepsionistin 31-vjecar, Eraldo Novruzi në shkallët e hotelit, tërhoqi trupin zvarrë deri në katin e nëndheshëm të hotelit. Më pas ka detyruar dy punëtorët e hotelit, Daniel Qosja dhe David Larti ta ndihmojnë për ta zhveshur kufomën, mbështjellë trupin e viktimës me plastmas e çarçafë dhe transportuar në bagazhin e makinës. Autori ka djegur rrobat në furrën e picave dhe pasi e ka hedhur trupin në një rrëpirë në zonën e Gjipesë është kthyer në shtëpi. Ka marrë çantën dhe është larguar drejt Greqisë për në aeroportin e Korfuzit nga ku synonte të arratisej drejt Anglisë, por ra në prangat e policisë fqinje.
Lini një Përgjigje