
Tre persona janë arrestuar nga policia e Lezhës dhe 9 të tjerë janë proceduar penalisht pasi janë kapur me lëndë narkotike.
Në kuadër të operacionit “Tempulli 3, pas kontrolleve të ushtruara nga policia, u kapën dhe sekuestruan doza kanabisi, kokainë dhe ekstazi.
“Në vijim të zbatimit të masave të përcaktuara në megaoperacionin policor mbarëkombëtar “Tempulli 3”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Focës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë ushtruar kontrolle në disa automjete dhe shtetas, që lëviznin në aksin rrugor “Lezhë-Shëngjin”.
Si rezultat i kontrolleve, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:
E. M., 18 vjeç, banues në Lezhë, dhe një 16-vjeçar, banues në Fushë Kuqe, Kurbin, pasi gjatë kontrollit në automjetin me të cilin ata lëviznin, Policia gjeti dhe sekuestroi dhjetëra doza cannabis dhe ekstazi.
Si dhe shtetasi V.M, 24 vjeç, banues në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde narkotike kanabis sativa.
Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasit:
A. M., 44 vjeç, J. T., 44 vjeç, P. K., 49 vjeç, dhe L. P., 21 vjeç, banues në Zvicër;
Ë. H., 28 vjeç, banues në Francë; J. Ch., 33 vjeç dhe J. K., 34 vjeç, banues në Angli;
A. B., 21 vjeç dhe I. O, 27 vjeç, banues në Prishtinë”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje