TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Shtator 2024, 18:02

“I harxhonte lekët me gra të tjera”, çfarë rrëfeu 30-vjeçari në polici dhe si i dërgonte mesazhe të vëllait me adresë të rreme

Shkruar nga Pamfleti
“I harxhonte lekët me gra të tjera”, çfarë
Momenti i arrestimit të të riut

Zbulohen të tjera detaje nga krimi makabër në Durrës, ku djali vrau babanë. Duket se sherri mes Esmerald dhe Enver Ballës ka nisur për një shumë të konsiderueshme parash, djali dyshonte se babai kishte marrë nga kasaforta e banesës 75 mln lekë të vjetra.

Ai ka rrëfyer në polici se paratë ai i ka harxhuar me gra të ndryshe, ndërkohë që pak kohë më parë atyre u kishte vdekur e ëma. Ai ka thënë se në gjaknxehtësi e sipër e ka qëlluar me armë.

Ndërkohë ajo që e ka fundos ishte se ai ka hapur adresë të rreme në rrjetet sociale dhe i shkruante të vëllait në Itali që të mos e kërkonin të atin, pasi ai ishte larguar me një grua tjetër. Ky mesazh është gjurmuar nga policia dhe ka zbuluar se ishte dërguar nga telefoni i të riut.

 

Lini një Përgjigje