
Janë publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes në Shënavlash të Durrësit, ku 30 vjeçari Esmerald Balla vrau me pistoletë dhe më pas hodhi në pus babanë e tij, Enver Balla.
Siç shihet edhe në videon e publikuara nga policia e Durrësit, arma është gjetur në një arë me bimësi ndërsa më pas është bërë i mundur edhe gjetja e trupit të pajetë të 62-vjeçarit në pus.
Sipas asaj që ka dëshmuar i riu para policisë, shkak për këtë ngjarje të rëndë është bërë një shumë parash që dyshohet se i ati i kishte vjedhur nga kasaforta që kishin në shtëpi.
Gjithashtu në njoftimin e policisë thuhet se 30-vjeçari, më 13 gusht në afërsi të stanit të tyre në arat e fshatit Shënavlash, pasi është kofliktuar fizikisht me babanë e tij, e ka vrarë atë, me armë zjarri tip pistoletë. Më pas 30-vjeçari armën e krimit e ka hedhur në një kanal, ndërsa trupin e babait e ka trasportuar dhe hedhur në një pus në një arë, rreth 1 kilometër larg nga vendi i ngjarjes.
Lini një Përgjigje