TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Shtator 2024, 16:45

Vrau të atin dhe e hodhi në pus, zbulohen detajet si policia ra në gjurmët e 30-vjeçarit; e fundosën bisedat në telefon

Shkruar nga Pamfleti

Vrau të atin dhe e hodhi në pus, zbulohen detajet si policia ra

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë në Durrës, ku djali ka vrarë babanë dhe e ka hedhur në pus. Ngjarja ka ndodhur afro 20 ditë më parë, ku Esmerald Balla, 30-vjeç ka denoncuar në polici se babai i tij Enver Balla është zhdukur.

Policia ka nisur kërkimet dhe më pas ka nisur të monitorojë familjen, pasi ka pasur dyshime se mund të kemi të bëjmë me të të njëtën skem ësi ajo e 6 muajve më parë, ku po në Shënavlash të Durrësit, 3 fëmijë vranë babanë.

Policia ka vënë në përgjim djalin që denoncoi zhdukjen e babait dhe familjarët e tjerë dhe nga komunikimet telefonike që ka pasur i riu me të afërm të tjerë është zbuluar se në fakt e ka bërë ai krimin. Ai ka rrëfyer se ka pasur përplasje me të atin për çështje parash dhe më pas e ka qëlluar me armë. Për ta fshehur trupin ai e ka hedhur në pus.

 

Lini një Përgjigje