TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Shtator 2024, 14:35

Krimi në vend, eksperti Rexhepi: Koha që mbulimi i Tiranës nga policia të bëhet nga ajri, me dronë dhe helikopterë!

Shkruar nga Pamfleti

Krimi në vend, eksperti Rexhepi: Koha që mbulimi i Tiranës nga

Shqipëria duket po i ngjan një “Ekuadori” të vogël ku bandat veprojnë lehtësisht duke “larë hesapet” me njëra-tjetrën, madje shpeshherë veprojnë në mes të ditës duke eliminuar kundërshtarët e tyre.

Vendi ynë u përgjak sërish dje nga një atentat me armë në kryeqytet.

Nisur nga kjo panoramë e zymtë ku krimi sfidon shtetin, eksperti i kriminalistikës Artan Rexhepi në një intervistë në “Ora News” theksoi se tashmë policia e ka të pamundur të monitorojë Tiranën fizikisht në terren.

Por tha ai, duhet të mendohet për mbulimin nga ajri të saj, me helikopterë dhe droinë të policisë.

“Duke mos dashur të zbeh aspak punën e Policisë së Shtetit, por ky institucion vijon të vuajë nga një mentalitet i vjetër.

Tiranës i ka ardhur koha për një helikopter tek muri i Drejtorisë. S’kanë helikopter, atëherë mund ta kontrollojnë me dron. Sepse Tirana nuk mund të monitorohet dot më nga toka, edhe për shkak të ngarkesave që ka trafiku, pasi ndërhyrja e policisë duhet të jetë shumë e shpejtë. Pasi kriminelët kanë mësuar taktikën e djegies së makinave, dhe zbulimi dhe gjetja e tyre nga policia kërkon shumë kohë, që i favorizon autorët të ikin në drejtime të paditura më pas”, u shpreh Rexhepi.

Ndërkaq, eksperti ngriti shqetësimin e shtimit në masë të shitjes dhe përdorimit me lehtësinë më të madhe në Tiranë të drogërave të forta si kokaina dhe heroina.

Po ashtu, ai nënvizooi një problem i madh që has policia e shtetit sot është ai i policive kriminelë që janë pjesë e bandave dhe grupeve kriminale që operojnë në Shqipëri, siç ishte rasti skandaloz i Oltion Bistrit, shefit të Operacionales i lidhur me grupin “Bajri” në Shkodër.

Lini një Përgjigje