TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Shtator 2024, 14:22

Vodhi 4 telefona të pacientëve në Spitalin e Vlorës, arrestohet ‘skifteri’ 36-vjeçar

Shkruar nga Pamfleti

Vodhi 4 telefona të pacientëve në Spitalin e Vlorës,

Një 38-vjeçar është arrestuar këtë të mërkurë, pasi ka vjedhur 4 celularë në dhomat e pacientëve në spitalin e Vlorës.

“Vodhi 4 celularë në dhomat e pacientëve në spitalin e Vlorës, gjatë natës, identifikohet dhe arrestohet 38-vjeçari.

 Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se në dhomat e pacientëve në spitalin e Vlorës, ishin vjedhur disa celularë, kanë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe, bazuar në pamjet filmike dhe në provat e tjera të siguruara, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Storm 24”. Si rezultat, u bë identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit 38 vjeç, banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 38-vjeçari, më datë 31.08.2024, gjatë natës, ka vjedhur 4 celularë të pacientëve që merrnin mjekim në spitalin e Vlorës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje