TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Shtator 2024, 15:14

Zjarr i madh në Bradashesh të Elbasanit, merr flakë fabrika e plastikës; tymi mbulon zonën!

Shkruar nga Pamfleti

Zjarr i madh në Bradashesh të Elbasanit, merr flakë fabrika e

Flakët e zjarrit janë tepër të fuqishme dhe kanë përfshirë dhe një fabrikë tjetër në krah të asaj të plastmasit.

Një zjarr i madh dyshohet se ka përfshirë një fabrike të materialeve plastike në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik, në Elbasan e cila prodhon arka plastike. 

Zjarr i përmasave të mëdha mësohet se ka rënë rreth orës 15:00 dhe ka përfshirë edhe ambientet brenda perimetrit ku operon kompania Kurum në Elbasan.

Në vendngjarje kanë mbërritur me urgjencë 4 zjarrfikëse të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Ndërkaq, ekipet zjarrfikëse kanë nisur punën për lokalizimin dhe shuarjen e vatrës së zjarrit, i cili me sa duket favorizohet nga materiale lehtësisht të djegshme.


Flakët e zjarrit janë tepër të fuqishme dhe kanë përfshirë dhe një fabrikë tjetër në krah të asaj të plastmasit. Në vendngjarje kanë mbërritur dhe autoambulancat, ndërkohë që fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Shkak për zjarrin mendohet të jetë një shkëndijë elektrike. Megjithatë grupi hetimor ndiodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 


"Elbasan/Informacion paraprak /Rreth orës 15:00, në ish-kombinatin metalurgjik, në një fabrikë plastike, ka rënë zjarr, dyshohet prej një shkëndije elektrike.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve, nga të cilat janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit", njofton policia. 

Lini një Përgjigje