TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Shtator 2024, 16:38

Vrau babanë dhe më pas e hodhi në pus, zbardhet dinamika e krimit dhe identitet e autorit dhe viktimës; gjendet edhe arma!

Shkruar nga Pamfleti
Vrau babanë dhe më pas e hodhi në pus, zbardhet dinamika e krimit
Foto ilustruese

Detaje të reja kanë dalë nga krimi tronditës i ndodhur në Shënavalash të Durrësit, ku djali mësohet se ka vrarë babanën dhe më pas e ka hedhur në pus.

Sipas informacioneve, 30-vjeçari Esmerald Balla pas një konflikti me të atin, Enver Balla 62-vjeç, e ka qëlluar këtë të fundit me armë dhe më pas e ka hedhur atë në një pus.

Më pas 30-vjeçari ka shkuar në polici dhe ka denoncuar se ka humbur kontaktet me babanë që në datën 13 gusht.

Shkak për sherrin që dërgoi në krimin makabër dyshohet të jetë bërë një çështje parash. Policia pas hetimeve zbuloi se djali ishte autori. Nga verifikimet e bëra policia ka autorit që të gjejë armën e krimit dhe trupin e 62-vjeçarit në pus.

 

Lini një Përgjigje