TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Shtator 2024, 17:56

Kontaktonte me faqe eskortash/ Zbulohet çfarë u gjet në telefonin e 30-vjeçarit që vrau babanë dhe e hodhi në pus

Shkruar nga Pamfleti
Kontaktonte me faqe eskortash/ Zbulohet çfarë u gjet në
Autori i krimit

Hetimet për rastin e Shënavlashit po shtrihen dhe për bashkëpunëtorë të mundshëm të 30 vjeçarit.

Kthesë për hetimin bëri kasforta e thyer që u gjet jashtë banesës ku jetonte viktima me bashkëshorten e tij (njerkën e autorit pasi nëna i kishte vdekur vite më parë)

Si dhe autori me bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur.

Kasaforta e thyer dhe mungesa e kursimeve të familjes orientoi policinë drejt një krimi të mundshëm në familje.

Dyshimet u vërtetuan kur u zbulua se mesazhi i dërguar djalit në emigracion ku i shkruhej se babai kishte nisur jetë të re me një grua dhe të mos e kërkonin ishte dërguar nga vetë 30 vjeçari Esmerald Balla nga një adrese false që ai kishte hapur pikërisht për këtë qellim.

Pasi u vendos para fakteve 30-vjeçari pranoi krimin dhe tha se kishte vepruar në gjaknxehtësi, pasi zbuloi se babai për shkak të marrëdhënieve që kishte me gra jashtë martese kishte prishur kursimet e shtëpisë.

Ky është pretendimi i tij. Nga ana tjetër policia nga këqyrja e aparateve celular të autorit ka zbuluar se ai ka pasur kontakte me faqe eskortash që ofrojnë marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës, raporton Top Channel.

 

Lini një Përgjigje