Një 54-vjeçar është arrestuar sot në Tiranë. Petrit Kamberi ishte shpallur në kërkim për drogë. 54-vjeçari, i dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, pasi kultivoi bimë narkotike, në Zall Bastar.
“Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja në Zall Bastar dhe arrestimi i shtetasit:- Petrit Kamberi, 54 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Në vitin 2014, 54-vjeçari ka kultivuar bimë narkotike kanabis, në fshatin Zgurë, Zall Bastar.”-njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje