TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Korrik 2025, 21:17

Hyri në det për tu larë dhe u zhduk, policia në kërkim të portugezit

Shkruar nga Pamfleti

Hyri në det për tu larë dhe u zhduk, policia në kërkim

Një shtetas portugez që kishte ardhur me pushime në Shqipëri është zhdukur dhe dyshohet të jetë mbytur. Policia tha se rreth orës 18:00, në afërsi të lagunës, në vendin e quajtur “Buka e Vivarit”, shtetasi portugez A. G., 57 vjeç, që ndodhej me disa miq të tij, nuk është parë më nga momenti që ka hyrë me not në det.

Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në bashkëpunim dhe me patrullat nga toka, vijojnë kërkimet në det dhe në zonën përreth bregut, për gjetjen e tij.

Grupi hetimor i ngritur nga Komisariati i Policisë Sarandë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje