TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Janar 2024, 09:20

Humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali, publikohet fotoja e 32-vjeçarit shqiptar; zbardhet emri

Shkruar nga Pamfleti

Humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali, publikohet fotoja e

Është publikuar fotoja dhe është zbardhur identiteti i shqiptarit që humbi jetën nga një aksident tragjik 2 ditë më parë në Itali.

Eduart Hoxha ndërroi jetë pasi makina e tij u përplas me një Audi në zonën e Mosciano-s.

Viktima jetonte prej vitesh në këtë zonë së bashku me gruan dhe dy fëmijë të vegjël. Ai sapo kishte mbaruar turnin e punës kur ndodhi aksidenti tragjik. 32-vjeçari udhëtonte me një Fiat Punto.

Shoferi i makinës tjetër, një 25-vjeçar, pësoi lëndime të lehta. Kanë qenë disa përdorues të tjerë të rrugës që njoftuan policinë për aksidentin. Mësohet se pasi zjarrfikësit kanë nxjerrë shqiptarin nga makina e kanë nisur për në spital, por fatkeqësisht ai ka ndërruar jetë pak minuta më vonë.

Policia po vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dinamikës së këtij aksidenti të rëndë.

Humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali, publikohet fotoja e

 

aksident itali foto 32-vjecari shqiptar

Lini një Përgjigje