TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Shtator 2024, 09:43

Greqi/ Bie nga lartësia teksa po punonte, 51-vjeçari shqiptar në gjendje të rëndë

Shkruar nga Pamfleti

Greqi/ Bie nga lartësia teksa po punonte, 51-vjeçari shqiptar

Një 51-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë pasi ka rënë nga një lartësi 8 metra, teksa po punonte.

Ngjarja është regjistruar në shtetin grek, teksa 51-vjeçari ka qenë duke krasitur një pemë në fshatin Armeni të Rethymnos pasditen e djeshme.

Fatkeqësisht, ai ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar nga pema.

51-vjeçari ka marrë plagë të rënda dhe po trajtohet në Repartin e Kujdesit Intensiv të spitalit të Rethymnon.

Lini një Përgjigje