TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Shtator 2024, 08:45

Aksident i trefishtë pranë Elbasanit, plagosen 4 persona

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i trefishtë pranë Elbasanit, plagosen 4 persona

Tre automjete janë përfshirë në një aksident në vendin e quajtur “Llixhat” në autostradën Elbasan-Tyneli i Krrabës.

Mëspohet se nga përplasja automjetet janë shkatërruar plotësisht në pjesën përpara. Në këtë aksident janë përfshirë automjeti tip Fiat , një Toyota dhe një Volkswagen me drejtues shtetasi një shtetas turk.

Nuk janë të qarta shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, ndërsa dy gra dhe dy burra janë dërguar në spital për mjekim dhe kontrolle mjekësore.

Lini një Përgjigje