TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Shtator 2024, 09:18

Gjendet i vdekur një person në Gramsh, shkaku ende mister

Shkruar nga Pamfleti

Gjendet i vdekur një person në Gramsh, shkaku ende mister

Një 70-vjeçar, i cili kishte shkuar prej ditës së djeshme për të prerë dru, është gjetur i mbytur në Gramsh.

Sejdin Hysa nga fshati Kodovjat u gjet i mbytur afër lumit në fshatin Bersnik. I ndjeri kishte humbur kontaktet me familjarët që dje pasdite.

Familjarët njoftuan policinë dhe nisën kërkimet.

Në kërkime u përfshinë edhe forcat zjarrfikëse në Gramsh, të cilat bënë të mundur gjetjen sot në mëngjesit të trupit të pajetë të të moshuarit.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

 

Lini një Përgjigje