TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Qershor 2026, 08:54

Grabitja te OTP Bank, policia arreston rojen e sigurisë: Nuk neutralizoi autorin

Shkruar nga Pamfleti
Grabitja te OTP Bank, policia arreston rojen e sigurisë: Nuk neutralizoi
Pamje nga vendgjarja

Policia e Tiranës ka vënë në pranga rojën e sigurisë së degës së OTP Bank ku ndodhi një gabritje një ditë më parë. Ai dyshohet se nuk ka ndërhyrë për të penguar apo neutralizuar autorin gjatë momentit të grabitjes.

Sipas burimeve, grabitësi ka arritur t’i marrë rreth 10-15 mijë paund një qytetareje që ndodhej në bankë për të depozituar paratë, si dhe një shumë të konsiderueshme nga arka e institucionit financiar.

Nga të dhënat paraprake rezulton se autori ka ndjekur një grua të moshuar deri në bankë, ku ajo kishte shkuar për të kryer një depozitë. Pasi gruaja ka hyrë në ambientet e bankës, ai është futur pas saj dhe e ka kërcënuar me një objekt që dyshohet se i ngjante një arme.

Nën presionin e kërcënimit, grabitësi i ka marrë shumën e parave që ajo mbante me vete dhe më pas ka marrë para edhe nga arka e bankës, për t’u larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Burime hetimore bëjnë me dije se autori mbante një kokore dhe u largua me një skuter, elementë që kanë vështirësuar identifikimin dhe kapjen e tij. Ndërkohë, ai vijon të jetë në arrati, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vijim.

 

grabitja te opt bank

Lini një Përgjigje