
Zbardhen të tjera detaje nga grabitja në fshatin prush të Tiranës.
Sipas burimeve jo zyrtare, autorët pas shkëmbimit të zjarrit, kanë arritur të hipin në një mjet tip “Audi” ngjyrë e bardhë, me të cilin dhe janë larguar. Në momentin e largimit, ata kanë lëvizur përballë patrullës duke rrezikuar dhe përplasjen e një efektivi.
Makina rezulton me targa të vjedhura, teksa gjurmët janë humbur te zona e Liqenit të Thatë. Policia po kryen kontrolle për kapjen e tyre.
Lini një Përgjigje