TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Shtator 2023, 19:38

Gjendet i pajetë në rrugën e një fshati 73-vjeçari në Bulqizë

Shkruar nga Pamfleti

Gjendet i pajetë në rrugën e një fshati 73-vjeçari

Një person është gjendur pa shenja jete në rrugën e fshatit Çerenec i Sipërm, në Bulqizë.

Personi është pikasur nga kalimtarë të rastit të cilët kanë njoftuar ambulancën si dhe policinë lokale.

Burime pranë spitalit të Bulqizës bëjnë me dije se viktima është Zenel Mera, rreth 73-vjeç me banim në fshatin Gjoricë.

Nga të dhënat e para i moshuari i cili është gjetur pa shenja jete nuk ka shenja dhune, dhe dyshohet për vdekje nga problemet shëndetësore.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet rreth kësaj ngjarje.

bulqize 73-vjec i pajete

Lini një Përgjigje