TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Shtator 2023, 18:19

Aksident i rëndë në Korçë-Pogradec, makina përplas për vdekje drejtuesin e motorit

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Korçë-Pogradec, makina

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Korçë-Pogradec, ku një person ka humbur jetën.

Burime bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Zvirinë në Maliq.

Sipas informacioneve të para mësohet se në aksident janë përfshirë një mjet dhe një motor e për pasojë drejtuesi i motorit ka ndërruar jetë në vend.

Sakaq, shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje.

“Më datë 05.09.2023, rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Zvirinë, Maliq, automjeti tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin V. Xh., 51 vjeç, ka përplasur një motomjet tip “Nissan”, me drejtues shtetasin P. V., 73 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Me drejtuesin e automjetit V. Xh., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.

aksident korce makina motor

Lini një Përgjigje