TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Shtator 2023, 15:21

I bllokojnë rrugën dhe e qëllojnë me shkopinj, publikohen pamjet e dhunimit të policit në Tiranë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

I bllokojnë rrugën dhe e qëllojnë me shkopinj, publikohen

Në javë më parë Blerim Bulica së bashku me 5 persona të tjerë, dhunuan efektivin e policisë Ervin Fanaj dhe vëllain e tij Bledar Fanaj, në Kombinat.

Ndërkohë janë publikuar pamjet se si Bulica së bashku me 5 persona të tjerë i bllokojnë rrugën foristradës së policit dhe qëllojnë me shkopinj në drejtim të makinës

Gjykata e ka lënë në burg Bulicën, pavarësisht se ky i fundit ka mohuar autorësinë e ngjarjes duke kërkuar lirimin nga qelia. Ndërsa në kërkim janë shpallur Besart Bulica, Shaban Bulica, Bekim Bulica dhe Benard Aliaj.

Prokuroria arsyetoi se bazuar në veprimet e para hetimore, Bulica bashkë me familjarët e tij dhe rrethin shoqëror ka qenë i pranishëm në skenat e dhunës së ndodhur në Kombinat ndaj efektivit të policisë Ervin Fanaj dhe vëllait të këtij të fundit Bledar Fanaj.

Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti për motive të dobëta në të cilën ka qenë i përfshirë vëllai i efektivit.

 

polici tiranë

Lini një Përgjigje