
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Himarë, ku një makinë e drejtuar nga një turiste është përplasur me një motor.
Sipas policisë makina e përfshirë në aksident drejtohen nga një shtetase angleze, 44-vjeç e cila u përplas me një motomjet që drejtohej nga një shtetas austriak 31-vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur e plagosur një 27-vjeçare, pasagjere në motomjet.
"Rreth orës 17:45, në vendin e quajtur “Llaman”, Himarë, automjeti tip “Volkswagen” me drejtuese shtetasen angleze J. A., 44 vjeçe, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin austriak F. W., 31 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar në këmbë pasagjerja në motomjet shtetasja franceze P. V., 27 vjeçe, e cila u dërgua për ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në drejtimin e prokurorit ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave, përcaktimin e saktë të shkakut të përplasjes dhe për dokumentimin ligjor të këtij rasti.", njofton policia.
Lini një Përgjigje