
Një i moshuar është gjetur i mbytur në ujërat e rezervuarit të Gjancit në Korçë.
Burime për mediat bëjnë me dije se bëhet fjalë për 63-vjeçarin Niko Ngjela i cili dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Sipas policisë dhe nga këqyrja e trupit në vendngjarje nuk ka shenja dhune në trup.
Mësohet po ashtu se ai ishte larguar nga shtëpia prej datës 2 Shtator, gjë që kishte vënë në alert familjarët. Këta të fundit kanë bërë denoncim menjëherë në komisariat për zhdukjen e të afërmit të tyre.
Lini një Përgjigje