
Avokati Alban Bengasi i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit Plumbi i Artë është arrestuar duke hyrë në Shqipëri teksa po kthehej nga Dubai.
Bengasi ka paguar 120 mijë euro për të vrarë ish-gruan e tij, për të cilën dyshonte se e kishte tradhtuar me shokun e ngushtë. Dëshminë tronditëse e ka dhënë për SPAK i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, i cili rrëfeu se fillimisht Bengasi kishte kërkuar që gruaja e tij të dhunohej dhe t’i shkaktoheshin dëme të shumta.
"Vijon megaoperacioni policor i koduar “Golden Bullet”. Ndalohet në Rinas, një shtetas tjetër i shpallur në kërkim gjatë këtij megaoperacioni.Në hyrje, në aeroportin e Rinasit, gjatë përpunimit të dokumentacionit të pasagjerëve, shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe ndaluar shtetasin A. B.
Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, mbi dyshime për përfshirje në veprimtari kriminale kundër personit dhe në fushën e krimit të organizuar. Materialet procedurale i kaluan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme."-njoftoi policia.
Avokati Alban Bengasi ka paguar 120 mijë euro për të vrarë ish-gruan e tij, për të cilën dyshonte se e kishte tradhtuar me shokun e ngushtë. Dëshminë tronditëse e ka dhënë për SPAK Nuredin Dumani. Në dosjen e zbardhur, Dumani rrëfen se fillimisht Bengasi kishte kërkuar që gruaja e tij të dhunohej dhe t’i shkaktoheshin dëme të shumta.
Dëshmia e Dumanit që zbuloi “porosinë për vrasje”
Të gjitha këto u konfirmuan pas afro 2 vitesh, pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani. Sipas bashkëpunëtorit të drejtësisë, Bengasi i kishte ofruar atij 120 mijë euro për vrasjen e ish-gruas, pasi donte të hakmerrej sepse pretenonte se ajo e kishte tradhtuar me shokun e ngushtë.
Sipas Dumanit, ai nuk kishte pranuar që “punën” ta bënte vetë, pasi nuk i pëlqente të rrihte gra. Prandaj këtë porosi ua kaloi Eljo Bitrit dhe një djali tjetër.
Ai tregon se pasi e kishin ndjekur për ditë me radhë Blerta Bengasi (Ruçin), Eljo Bitri e kishte qëlluar atë me grushte në fytyrë deri sa i del gjak. Por avokati ishte i pakënaqur pasi ajo nuk kishte thyer ‘as krah dhe as këmbë’.
“Dua të shtoj se Festimi donte patjetër që t’i thyenim një këmbë ose një dorë. Eljo mbasi mbaroi punën më ka shkruar mesazh dhe më pas kemi pirë kafe duke më thënë që e kreva atë punë. Më tregoi që i kishte rënë me grushta fytyrës derisa e kishte parë që kishte qenë duke i dalë gjak nga fytyra. Godija ka ndodhur brenda në mjeti. Goditja ka ndodhur përballë byrektores. Unë e prisja gruan që kur dilte nga shtëpia nuk e mbaj mend orën, dhe e ndiqja deri tek byrektoret në fakt e ndiqja kudo që shkonte ajo, doja të dija me imtësi rrugët që bënte ku shkonte që ti jepja informacion të plotë çunave. Shkova te Festimi i kërkova lekët por ai nuk ishte i kënaqur sepse nuk kishim thyer as këmbë as dorë por vetëm turinjtë. Festimi në atë moment kishte folur me avokatin. Avokati nuk ishte i kënaqur sepse nuk ishte arrit kërkesa e tij, ai donte që gruaja e tij të ishte sa më e dëmtuar. Avokati pagesën ja dha Festimit dhe i kishte kërkuar Festimit që të bënim një takim të 3 të shkoja dhe unë që të diskutonim që ta eleminonim gruan e tij komplet pasi nuk donte që të ishte më gjallë. Mesa di unë avokati nuk donte që gruaja e vet të ishte gjallë pasi ajo e kishte tradhtuar me një shokun e vet të ngushtë.”– ka treguar Dumani në dëshminë e tij.
Madje avokati Bengasi herën e dytë i kërkon Dumanit që t’i vriste ish bashkëshorten, dhe si këmbim do i jepte 120 mijë euro. Por për Dumanin kjo ishte një shumë e vogël, pasi bëhej fjalë për vrasjen e një gruaje.
Ndërkohë në një intervistë për mediat, Blerta Bengasi denonconte dhunën që i kishte ushtruar ish-bashkëshorti avokat, i cili nuk e lejonte as të shikonte tre fëmijët e tyre.
Pas 19 vitesh martesë, ajo dhe bashkëshorti Alban Bengasi, me profesion avokat, u divorcuan, pas mosmarrëveshjeve dhe dhunës fizike. Gjyqtarja Irena Plaku vendosi, që kujdestaria e fëmijëve t’i kalonte të atit, ndërsa Blerta duhet t’i takonte fëmijët çdo të martë, të enjte dhe të shtunë, pas mësimit. Por ish-bashkëshorti Alban Bengasi nuk ia ka lënë të ëmës t’i shohë fëmijët. Si të mos mjaftonte kjo situatë, në janar të 2020 Blerta dhunohet nga një person i paidentifikuar dhe policia në vend, që të sekuestronte kamerat, tha se atë ditë ato nuk kanë punuar. Blerta ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje, që nuk e mbrojnë.
Blerta Bengasi tregon, se me gjithë vendimin e gjykatës, që duhet të takojë fëmijët pas shkolle, titullarët e shkollës nuk e lejojnë, të porositur nga ish bashkëshorti i saj, që të hipin direkt në furgonin e transportit.
Lini një Përgjigje